Tashmë janë bërë dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Emisioni “Në Kërkim”, prodhim i Produksionit “Oxygen”, ka sjellur rrëfime rrëqethëse të familjarëve të viktimave nga kjo masakër.
Ata kanë rrëfyer vuajtjet, tmerrin, dhimbjen e mungesën e nënës, babait, motrës, vëllait, bashkëshortit, djalit e vajzës.
Kanë rrëfyer edhe për faktin e rëndë që tash e 21 vjet kur ndodhi kjo masakër e rëndë, askush nga kryesit e saj nuk u dënua./blic/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...