Shteti serb në maj të vitit 1999 organizoi një krim të planifikuar mbi të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës.
Ky burg i sigurisë së lartë gjatë luftës së fundit në Kosovë përdorej edhe si vendstrehim i forcave policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë.
Pushteti pushtues serb kishin informata se do të bombardohej kompleksi ku qëndronin këto forca, nga burgjet e ndryshme të Serbisë e të Kosovës ishin dërguar të burgosurit politikë shqiptarë.
Qëllimi ishte i qartë, ata të vriten nga vetë forcat serbe, për të fajësuar pastaj NATO-n.
Isak Hoti është një nga ish-të burgosurit e asaj kohë, ku ai për Arbresh.info rrëfen tmerrin që ka përjetuar në atë kohë dhe torturën që është ushtruar mbi të burgosurit shqiptarë gjatë asaj kohe.
“Me datën 13 prill na kanë transferuar në burgun e Dubravës, aty e kemi marr vesh se është goxha skenar i përgatitur, nga strukturat serbe. Aty kanë pru të burgosur prej të gjitha burgjeve të Lipjanit, Prizrenit prej Nishit të Prokuples, por edhe burgjeve të tjera ku jemi bërë bashkë në burgun e Dubravës”, rrëfen ai.
Sipas Hotit, aty kanë qenë përafërsisht 950 persona të burgosur.
‘Aty ka marrë pjesë edhe komandanti i burgut të Dubravës kemi qenë diku 950 të burgosur përafërsisht. Sipas të gjitha gjasave aty burgu i Dubravës ka qenë më paramilitarë serb ku i kanë larguar paramilitarët serb dhe i kanë vendosur të burgosurit. Me datë 19 maj 1999 kanë filluar bombardimet e NATO-së mbi burgun e Dubravës. Aty NATO ka bombarduar edhe jashtë por edhe brenda burgut të Dubravës”, tregon Hoti.
Ai rrëfen gjithë tmerrin që përjetoi në burgun e Dubravës, dhe pamundësisë për t’u ndihmuar të plagosurve aty.
“Ato copat e granatave u gjuajtshin edhe brenda burgut të Dubravës ku janë plagosur disa veta. Aty ka qenë një luftë për ekzistencë, i dëgjojshim njerëzit tu piskatë, nuk kishim mjete t’i ndihmonin personave që kanë qenë të plagosur nuk kemi pasur fuqi. Hala sot i kam në kry ato pjesë ku fuqia jonë për ndihmë ka qenë shumë e vogël. Në ato momente ka qenë e pamundur ta ndihmosh dikë”, tregon tutje ai.
Hoti ka qenë i dënuar më 1999 me pesë vjet burgim për veprën penale të ashtuquajtur “Terrorizëm klasik”.
“Unë jam dënuar me 17 mars 1999 me pese vjet burgim për veprën “Terrorizëm klasik”. Aktakuza ka qenë shumë e thellë, kishin qenë gjëra që nuk i kam dëgjuar asnjëherë e lë më t’i bëjë”, pohon Hoti.
Por, si shpëtoi i gjallë nga burgu?
Hoti shprehet se edhe kur është liruar ka përjetuar një ankth që ende e ka brenda.
“Asnjëherë nuk kam mëndu që kam me shpëtu edhe kur kemi dal ka qenë aj ankthi që hala jam brenda’, rrëfen ndër të tjera ai./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...