Tetëmbëdhjetë vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut të Deçanit, ku u vranë dhe u masakruan 49 shqiptarë.
Sot në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh.
Në kuadër të kësaj dite do të promovohet libri i dytë “Rrëfime për Masakrën e Belegut” e autorit Endrit A. Binakaj.
Kjo masakër është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.
Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash, asnjë i arrestuar.
Mehmet Mazrekaj, i mbijetuari i masakrës së Belegut, thotë se shumë pak është punuar në zbardhjen e rastit të Belegut, ku është rasti më i rëndë i ndodhur në Kosovë.
“Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, për krimet e bëra në Beleg, por, asnjë rezultat deri më tash”, ka treguar Mazrekaj, i cili ndërkohë ka njoftuar hollësisht për masakrën e ndodhur në Beleg, ku janë vrarë dhe zhdukur dhjetëra persona, por edhe akte tjera çnjerëzore.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...