Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot të rënët në 25 vjetorin e Masakrës së Abrisë.
Krasniqi tha se me 26 Shtator të vitit 1998, 25 vite më parë, barbaria e Serbisë shpërfaqi edhe një herë fytyrën e vet kriminale. 23 anëtarët e familjes martire Deliu, duarthatë e të strehuar në pyll, u masakruan pa mëshirë, në Abri të Drenicës.
“Të gjithë, fëmijë, gra e pleq, u ekzekutuan me gjakftohtësi – si pjesë e politikës shtetërore serbe për të kryer gjenocid në Kosovë. Kriminelët serbë, urdhërdhënës dhe zbatues, të cilët shfarosën familjen Deliu, asnjëherë nuk dhanë përgjegjësi para drejtësisë për krimin e kryer”, ka shkruar Krasniqi.
Ai tutje shkruan se po në këtë ditë ranë dëshmorë tre heronjtë e Kosovës, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdaraj, të cilët u flijuan në mbrojtje të atdheut, duke rishkruar dimensionin e qëndresës, përmes heroizmit të tyre.
“Po në këtë ditë dhe në këtë vend, në Abri, ranë dëshmorë tre heronjtë e Kosovës, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdaraj, të cilët u flijuan në mbrojtje të atdheut, duke rishkruar dimensionin e qëndresës, përmes heroizmit të tyre. Nderim i përjetshëm për 23 anëtarët e Familjes Deliu! Lavdi heronjve të kombit, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj!”, ka shkruar Krasniqi”, shkruan ai./Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë