Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe Ekrem Hoxha, ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (OSHP), përmes një shkrese i kanë paralajmëruar me marrje të licencës të gjithë zyrtarët e Prokurimit që shkelin Ligjin e Prokurimit Publik, shkruan sot, gazeta Zeri.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) përmes një shkrese kanë paralajmëruar masa për zyrtarët e Prokurimit të cilët shkelin Ligjin e Prokurimit Publik.
Në shkresën e siguruar nga gazeta “Zëri” thuhet se për autoritetet kontraktuese që nuk bashkëpunojnë me AQP-në do të merren masa për marrjen e certifikatës së Prokurimit.
“Autoritetet kontraktuese që nuk u përmbahen kërkesave të AQP-së për Prokurimet Qendrore do të përjashtohen nga këto aktivitete dhe si rrjedhojë KRPP-ja nuk do t’i publikojë aktivitetet e tyre dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore”, thuhet në njoftimin që u është dërguar.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...