Google ADS

Masa rigoroze ndaj shkelësve të ligjit të punës

15:26 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Inspektorati i Punës ka nisur vitin me ashpërsimin e masave ndaj shkelësve të Ligjit të Punës.

Vetëm në këtë periudhë dy mujore, Inspektorati i Punës ka shqiptuar mbi 200 gjoba, përfshirë këtu sektorin privat dhe institucionet publike.

“Sektori i ndërtimtarisë, është një ndër fushat që nuk ofron siguri të mjaftueshme për punëtorët në vendin e punës. Por nga kjo nuk janë të përjashtuar as veprimtaritë e tjera private apo ato publike”, këtë e thotë kryeinspektori në Inspektoratin e Punës, Basri Ibrahimi.

Ai thotë se viti i kaluar është përmbyllur me 14 raste të vdekjeve në vendin e punës dhe me mbi 50 të lënduar.

Në një prononcim për Radio-Kosovën, kryeinspektori Ibrahimi tha se “kanë ashpërsuar masat e sigurisë, ndërsa vetëm në këtë dy mujor janë shqiptuar mbi 200 gjoba”.

Ibrahimi paralajmëroi se nga një prilli, inspektorati ka paraparë masa rigoroze, me qëllim të vetëdijesimit të punëdhënësve, për sigurinë e punëtorëve në vendet e tyre të punës.

“Për Planin e Punës për vitin 2018, Inspektorati i Punës, që aktualisht numëron 50 inspektorë, ka paraparë fushata vetëdijesuese për shumë veprimtari si: kompani ndërtimore, hoteleri, markete të vogla dhe të mëdha, kompani të sigurimeve fizike, e të tjera”, ka deklaruar ai./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme