Martin: “Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës

15:42 | 23 Qershor 2022
K.B

Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe konstruktiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel, ku u mbajt samiti i Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Martin shkroi se Irlanda e mbështetë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”, tha kryeministri irlandez.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, ka përfunduar.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme