Martin Berishaj: Shteti ka të drejtë të mos e ratifikoj marrëveshjen për kufi

09:53 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Profesor Martin Berishaj ka thënë se Kosova ka të bëjnë me një kufi me një shtet që është mik i Kosovës.

“Gjithmonë duhet ta kemi parasysh që për të lidhur marrëveshje me një shtet duhet të jenë parakushtet që duhet t’i marrim parasysh si fqinjësia e mirë, vullneti mes dy shteteve për të bërë kufi dhe dëshira për ta përmbyllur atë mbështjellës të kufirit”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku Komisioni Shtetëror për Demarkacionin po raporton rreth të gjeturave për demarkacionin Kosovë-Mali i Zi, shkruan arbresh.info.

Berishaj ka theksuar se në shtesë të marrëveshjes janë shtuar 6 harta topografike.

“Kur është dërguar marrëveshja për nënshkrim është hequr një hartë, janë 6 fleta dhe janë dërguar vetëm 5 fleta që janë nënshkruar me datë 25 gusht. Parashtrohet pyetja se a ka qenë kjo pika kthesë që është thyer mirëbesimi dhe nëse po është shumë qartë mundësia për ratifikim nënkupton edhe mundësinë për refuzim. Nuk çuditem kur ambasadat e huaja thonë se duhet të jepet zgjidhje. Nuk guxon askush të bëjë presion, të thotë ratifikoje ose mos e ratifiko, këtu shkelet parimi tjetër”, tha ai.

Sipas tij shteti e ka lirinë e plotë që pas nënshkrimit të shpreh qëndrim ta ratifikojë ose mos ta ratifikojë marrëveshjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme