Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në vitin 2021 kanë kërkuar trajtim 80 nëna nën moshën 18 vjeçare. Sipas drejtorit kësaj klinike, vajza më e re që ka lindur ka qenë në moshën 15 vjeçare.
Aktualisht në Klinikën e Gjinekologjinë po trajtohen tri nëna që janë nën moshën 18-vjeçare.
“Deri më sot 80 paciente që janë bërë nëna nën moshën 18-vjeçare kanë kërkuar shërbim në Klinikën e Gjinekologjisë. Nga to 77 kanë marrë shërbimin dhe janë liruar për në shtëpi. Shumica nga to kanë bërë lindjer normale, derisa 21 prej tyre kanë kërkuar edhe shërbime tjera për shkak të problemeve me shtatzani”, deklaroi për RTV Dukagjinin Jakup Ismaili.
Vajza më e re që ka bërë lindje në këtë klinikë ka qenë vetëm 15-vjeçare.
Ismajli thotë se për secilin nga këto raste lajmërohet policia, prindi, dhe punëtorët social.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave konsiderojnë se numri i vajzave që lindin në këtë moshë po shtohet dita ditës.
“Vajzat që lindin në këtë moshë, provohen nga shkollimi pikë së pari. Derisa edhe qasjen në tregun e punës këto gra e kanë më të vështirë”, deklaroi Leonida Molliqaj.
Rastet e bashkëjetesave martesore të personave nën moshën 18-vjeç janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë.
Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...