Kosova po e mbyll muajin mars me një numër rekord të personave të infektuar nga COVID-19.
Sipas shifrave që po i ndjek Zëri i Amerikës, rezulton se muaji mars i këtij viti është muaji me më së shumti raste të personave të prekur nga Covid-19. Gjatë këtij muaji janë konfirmuar 21 mijë e 200 veta të prekur nga koronavirusi, ndërsa 273 veta kanë humbur jetën.
Të mërkurën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi se 14 veta kanë humbur jetën gjatë 24 orëve ndërsa janë konfirmuar 923 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.
Rastet e fundit e çuan në 90 mijë e 430 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe ne 1 mijë e 872 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Ky numër i lartë i personave të infektuar ndodh në një kohë kur Kosova filloi vaksinimin në shkallë të gjerë kundër COVID-19 pas marrjes së dozave të para të vaksinës AstraZemeca nga programi Covax. Sipas planit të hartuar nga qeveria, të parët që po vaksinohen janë punonjësit shëndetësorë, ndërsa do të vazhdohet me personat mbi moshën 80 vjeçare si dhe ata me sëmundje kronike më të rënda.
Kosova mori të dielën 24 mijë dozat e para të vaksinave në kuadër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga 100 mijë doza që i janë premtuar. Zyrtarët e UNICEF-it në Kosovë thonë se pjesa tjetër prej mbi 76 mijë dozave pritet të mbërrijnë deri në muajin maj.
Kosova është vendi i fundit në rajon që filloi vaksinimin e qytetarëve. Deri tani ajo nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me prodhuesit e vaksinave, ndërsa autoritetet kanë hedhur poshtë çdo mundësi që të marrin vaksinat nga Rusia dhe Kina.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...