Më 8 mars, ditën e gruas, kolektivi i “Marshojmë festojmë” organizon përsëri marshin tradicional.
Mirëpo, këtë herë me temë “Kundër patriarkatit që vret”.
“Kolektivi “Marshojmë s’ festojmë” i përbërë nga aktivistë, studentë dhe organizatave të shoqërisë civile, këtë vit me 8 mars organizon përsëri marshin tradicional. Këtë herë me temë kundër patriarkatit tradicional”, tha njëra nga kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, Adelina Tërshani.
Përveç në Prishtinë, këtë vit marshi do të mbahet edhe në komuna tjera.
“Do të dalim të marshojmë nëpër Prishtinë. Në këtë iniciativë do të bashkohen edhe shumë komuna të tjera”, tha ajo.
Në anën tjetër Qëndresa Hyseni tha se këtë vit marshi do jetë gjithëpërfshirës.
“Sivjet “Marshojmë s’festojmë” do të mbahet në 15 komuna të Kosovës. Për ne kjo është mjaft e rëndësishme, pasi që është gjithëpërfshirëse dhe secili individ që ka dëshirë me marrë pjesë në marsh, e ka mundësinë”, tha Hyseni./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...