Organizatat e ndryshme joqeveritare si, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Qendra Kosovare për Studime Gjinore nesër do të organizojnë marsh kolektiv protestues.
Ky marsh do të fillojë nga ora 12:00 duke filluar nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës në mënyrë që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare, shkruan portali arbresh.info
Ftesa e tyre e plotë pa ndërhyrje:
Ju njoftojmë se nesër, datë 26 gusht, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet marshi protestues: Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare. Marshi protestues fillon nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vrasja makabre që ndodhi në Ferizaj javën që lamë pas, na e tregoi edhe një herë qartazi se jeta e grave dhe vajzave në Kosovë është në rrezik të vazhdueshëm. Ky ishte edhe një rast tjetër i femicidit. Edhe një vrasje tjetër që vjen për shkak të patriarkalitetit vrasës, të rrënjosur në të gjitha institucionet publike e private që jetën dhe trupin e vajzave e grave e shohin si pronë të burrave.
Kjo vrasje, sikundër dhe rastet tjera të femicidit në Kosovë, ka qenë e parandalushme. Megjithatë, për shkak të patriarkalizmit dhe paternalizmit shtetëror, u shtua edhe një viktimë në listën e gjatë të vrasjes së grave të cilat vriten pikërisht sepse ato janë gra. Edhe një jetë e humbur për shkak të shtetit i cili vetëdijshëm është duke dështuar t’i mbrojë vajzat dhe gratë dhe ta konsiderojë sigurinë e tyre si aspekt të sigurisë kombëtare.
Për vajzat e gratë, kjo gjendje është alarmante. Andaj, të shqetësuara e të shqetësuar për situtatën e pasigurt në të cilën gjenden vajzat dhe gratë dhe dhunën e cila ushqehet nga institucionet shtetërore, ne do e vazhdojmë protestën tonë kolektive të nisur të martën në Ferizaj, pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë. Kjo pasiqë, vrasja e Marigonës dhe dhuna e vazhdueshme ndaj vajzave dhe grave, është problem sistemik dhe dështim shtetëror. E llogaria duhet kërkuar nga institucionet, të cilat kanë obligim të na sigurojnë të drejtën elementare, të drejtën për jetë.
Ky marsh protestues ka këto kërkesa:
1. Trajtimin e femicidit si urgjencë kombëtare;
2. Krijimin e një departamenti brenda Ministrisë së Brendshme për parandalim dhe trajtim të femicidit;
3. Monitorim, sanksionim dhe shkarkim të Gjyqtarëve, Prokurorëve, dhe Policëve të Kosovës që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet dhe ndjeshmëri gjinore, sipas Kodit Penal të Kosovës dhe Konventës së Stambollit; Llogaridhënie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Inspektorati Policor për këto raste të shkeljeve;
4. Plan konkret nga Qeveria e Republikës së Kosovës për luftimin e dhunës me bazë gjinore;
5. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat.
Marshi protestues organizohet nga:
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
QIKA
Rrjeti i Grave të Kosovës
Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut
Qendra Kosovare për Studime Gjinore. /arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë
Gjendet një mjet i pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në ...
Gjendet pa shenja jete një burrë në vendin e punës në Gjakov...
Rama fton të rinjtë të ndjekin arsimin profesional: Ka poten...
Tronditet Messi, Inter Miami eliminohet nga ‘Play-Off’ dhe h...
Mevlani dhe Drenusha e imitojnë Rovenën