Google ADS

Marsh përkujtimor në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur

09:51 | 30 Gusht 2021
arbresh.info

Me rastin e Ditës  Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, po mbahet një marsh në Prishtinë.

Marshi ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” duke vazhduar deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë marsh po marrin pjesë  Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, e Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas marshit do vendosen lule te lapidari për persona të zhdukur.

Ndonëse kanë kaluar 22 vite që nga përfundimi i luftës, ende vazhdojnë të mbeten edhe mbi 1600 persona të zhdukur në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Gërmimet e fundit janë bërë në muajin maj, në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi, ku janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme