Nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, të shtunën në Prishtinë është mbajtur marsh protestues në mbështetje të Palestinës.
Ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu”.
“Nuk ka paqe pa çlirim”, “Izraeli është shtet fashist”, “50 mijë gra shtatzëna jetojnë nën bombardime”, “Qeveri ndrysho qëndrimin pro-gjenocidal” dhe “Të bombardosh fëmijë nuk është vetëmbrojtje”, ishin disa nga mesazhet që përçuan protestuesit.
Ky është marshi i dytë që organizohet brenda një jave në Prishtinë në solidaritet me Palestinën./Arbresh.info
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...