Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.B për shkak të veprës penale Marrja e ryshfetit.
I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 140 ditësh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) euro, të cilën gjobë obligohet ta paguaj brenda afatit prej 6 (gjashtë) muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin për media.
Gjykata të akuzuarit A.B i ka shqiptuar edhe dënim plotësues Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratën publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite.
“Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim. /arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte