Marrja e 30-milionë eurove nga PTK-ja të mos bie në kurriz të punëtorëve

08:08 | 7 Maj 2017
Arbresh.info

“Z -mobile” e Blerim Devollit ka paditur PTK-në në Gjykatën e Arbitrazhit e cila bën fajtore PTK-në për mos zbatimin e kontratës, shkruan Arbresh.info

Sipas të gjeturave të arbitrave ndërkombëtar PTK-ja në kontratën me Z-mobile ka shkelur 4 pika si:

– Mos furnizimi me SIM Kartela
– Mos furnizimi me numra
– Mos ofrimi i shërbimeve 3G dhe 4G, si dhe
– Ulja e cilësisë së shërbimeve.

“Mohimi i këtyre shërbimeve të parapara me kontratë e ka bërë të pamundur funksionimin normal të një kompanie që ofron shërbime të telekomunikacionit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Arbitrazhit.

screenshot_1

Sipas kësaj gjykate, Z Mobile do t’i marrë nga PTK si dëmshpërblim për mospërmbushje të kontratës rreth 30 milionë euro.

“Gjykata e Lartë Angleze ka caktuar masën e kompensimit të shpenzimeve dhe për këtë rast ndaj Dardafon.net L.l.c, në shumën prej 30 milion eurove” , thuhet në njoftimin e Tribunalithttps://international-arbitration-attorney.com/kosovo-telecom-arbitration/

Drejtori i PTK-së Agron Mustafa në njërin nga emisionet televizive ka thënë së marrja e 30 milionë eurove nga Z-mobile do ta dobësontePTK-nëdhe dotë prekeshin pagat e tre mijë punëtorëve të Telekomit.

Arbresh.info ka dërguar disa pyetje për këtë në e-mail të PTK-së, por për disa ditë nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Ndërsa Sekretari i Sindikatës së Punëtorëve të Post Telekomit tëKosovësAjet Ahmeti për portalin arbresh.info ka thënë se ata do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore për t’iu dalë në ndihmë punëtorëve pasi që barra nuk duhet të bie mbi ta.

“Problemet qëkanë dalë nga ky proces janë te menaxhimit nga ana e qeverive prej se ështënënshkruar ky “partneritet”me Z-mobile,ne si sindikatë kemi ngrit zërin prej fillimit edhe me peticion,ne do ti përdorim te gjitha mjetet qe i parasheh ligji për veprimtari sindikale dhe ato juridike pasi ne kemi edhe kontratë kolektive ku garantohet niveli i pagës,zgjidhjet përketë humbje te mundshme duhet ta beje qeveria me te emëruarit e vet qe e ka përgjegjësinë ne te gjitha hallkat,Qeveri,Ministri,Këshillndërministror,Bord,Menaxhment, ne nuk do te pranojmë qe kjo te thyhet ne kurrizin e punëtorëve”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme