Google ADS

Marrin fund kolonat e pritjet e gjata nëpër pikat kufitare

21:56 | 17 Gusht 2022
E.H

Për shumë ditë me radhë, kishte pritje të gjata nëpër pikat kufitare në hyrje e në dalje, për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve që vinin në Kosovë.

Në disa raste pritjet shkonin deri në pesë orë, veçanërisht në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Tashmë në përfundim të sezonës së verës, edhe fluksi i njerëzve të cilët hyjnë e dalin nëpër pikat kufitare ka rënë.

Kështu, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet tani në Merdar për të dalë nga Kosova janë 20 minuta deri në gjysmë ore, ndërsa për të hyrë jo më shumë se pesë minuta.

Në këtë pikë kufitare kolonat janë 70-80 metra.

Ndërkohë, kolona të gjata nuk ka as në pikat tjera kufitare, ku pritjet janë deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim këtu bënë vetëm pika kufitare në Muçibabë ku pritjet janë deri në 20 minuta për të dalë dhe 5-10 për të hyrë në Kosovë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme