Dy persona nga Shqipëria kanë marrë me qira një Audi Q8 në Kosovë dhe të njëjtin e kanë shitur në Tiranë.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se dy shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy nga Korça, morën Q8-in me qira në Kosovë dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.
K.H dhe P.T janë arrestuar ndërsa në kërkim janë shtetasit F.B, dhe J.C, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar në këtë veprimtari kriminale.
“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Arbresh.info
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...