Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 33 marrëveshje në kuadër të dialogut të Brukselit, por në vazhdimësi të dy qeveritë janë kritikuar për mungesë të transparencës për këtë proces. Madje edhe tani kur kanë kaluar vite nga nënshkrimi i marrëveshjeve disa prej tyre mbahen larg syve të qytetarëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se informimi i qytetarëve për procesin e dialogut është në dorë të të dy qeverive.
Ndërsa deputetët thonë se ata nuk kanë qenë të informuar mjaftueshëm me marrëveshjet e arritura.
Kurse monitorues të procesit të dialogut thonë se disa marrëveshje nuk janë publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë dhe se Qeveria ua ka refuzuar kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare
Zyra për Informim në Qeverinë e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje nëse janë të publikuara të gjitha marrëveshjet në faqen e Qeverisë, por vetëm ka dërguar linkun në të cilin gjenden disa prej këtyre dokumenteve…
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...