Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pirro Vengu, ai i Kroacisë Ivan Anushi dhe homologu i Kosovës Ejup Maqedonci kanë nënshkruar sot në Tiranë një marrëveshje tripalëshe ushtarake që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.
Bashkëpunimi synon forcimin e aftësive mbrojtëse të tri vendeve, zhvillimin e industrisë dhe teknologjisë së Mbrojtjes, si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.
Ky zhvillim strategjik pasqyron aleancën e ngushtë mes tri shteteve, të lidhura nga historia, sakrificat për liri dhe një vizion i përbashkët për një të ardhme të sigurt.
“Në Tiranë nënshkruam me Kroacinë dhe Kosovën, Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse#, theksoi Vengu.
Gjithashtu, Shqipëria dhe Kroacia do të punojnë ngushtësisht për unifikimin e qëndrimeve politike në mbështetje të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike.
“Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, tha në fund ai./Arbresh.info
Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro
Vserlo eliminohet nga Big Brother
Kosova vazhdon stërvitjet, Rrudhani thotë se do ta japin mak...
Çiftet debatojnë më shpesh për tri gjëra
Kurti: Qosja vazhdon të krijojë tingullin e bukur
Shirat shkaktojnë përmbytje të mëdha në Spanjën jugore, evak...