Bashkë qeverisja e partnerëve të koalicionit duhet të rishikohet si pasojë e frenimit të punës së Parlamentit të Kosovës. Kështu vlerësojnë politologët deri sa shtojnë se inatet që PDK e LDK kanë mes vete po dalin në pah përsëri, duke mos u dakorduar edhe për çështje të interest nacional.
Politoloku,Behlul Beqaj, thotë për arbresh.info se partnerët e koalicionit qeverisës PDK e LDK mund të shkojnë në zgjedhje, pa shkuar në Zanzi Bar, duke besuar se mund të kenë një marrëveshje të heshtur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“Si pasoj e logjikshme të një frenimi të punës së Parlamentit do tëjetë marrëveshja ndoshta e heshtur që të shkohet në zgjedhje, pa shkuar në Zanzi Bar”, shprehet Beqaj për Arbresh.info.
Zanzi Bar, njihet si vendi kur publikisht u shpërfaqën inatet mes partnerëve të atëhershëm të koalicionit PDK-LDK, për një varg procesesh politike të atëhershme.
Ai vlerëson se PDK-në mund ta dëmtojë zvarritja e Gjykatës Speciale. Por Beqaj konsideron se PDK mundt’i ndërrojë partnerët e koalicionit në tëardhmen, dhe ta ketë dikë nga opozita e tanishme.
“Shkaqet mund të jenë të natyrave të ndryshme, por esenca është se pozita e PDK-së aktualisht është shumë më komode, më e favorshme, sepse është një kryeministër shumë inferior i cili është në krye të LDK-së dhe kjo është arsye shumë e fort që pak a shumë ta merr një primat PDK-ja karshi LDK-së dhe në anën tjetër opozita mund t’I ketë disa rishikime të cilat në perspektiv mund të formojnë një partneritet të ri me PDK-në dhe këto mund të jenë arsyet kryesore, aq më pak kur, pak a shumë po vonohet puna e Gjykatës Speciale e cila eventualisht mund ta dëmtojë PDK-në dhe para se të shkohet në një situate kur mund të dëmtohet PDK-ja është një arsye kohore e cila çështjen e zgjedhjeve e bën si zgjedhjen më të volitshme”, deklaron Beqaj.
Ndërsa analisti ImerMushkolaj thotë se bllokada politike disa muajshe është arsye e mjaftueshme që ky koalicion të mos e vazhdojë më qeverisjen.
“Problemet si demarkacioni me Malin e Zi mund të jenë vetëm shkas, por arsye e vërtetë është bllokada politike dhe pamundësia për të çuar për pararealizimin e programit qeverisës. Sa më pare që bie Qeveria dhe shkohet në zgjedhje, aq më mirë”, shprehet Mushkolaj.
PDK dhe LDK kanë dështuar të kenë votat në Parlamentin e Kosovës, për dhjetëra çështje të interest nacional. Për veç demarkacionit, ata mezi ishin dakorduar të votojnë Ligjinpër investime strategjike, derisa ishte zvarritur edhe miratimi I Programit Kombëtarë përZbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit./Arbresh.info/BlertaAgushi
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...