U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi për riintegrimin e personave të Riatdhesuar në Programin e Vetëpunësimit.
Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UND, nënshkruan Marrëveshje
Bashkëpunimi në fushën e riintegrimit të personave të Riatdhesuar në Programin e Vetëpunësimit.
Marrëveshjen e nënshkruan, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe zëvendësshefja e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.
Kjo marrëveshje ofron kornizën e bashkëpunimit në mes të MPB-së, MPMS-së dhe UNDP-së, në zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar, duke ju ofruar mundësi të krijimit të bizneseve dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës përmes programit të vetëpunësimit në kuadër të programit aktiv për tregun e punës në Kosovë.
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1...