Google ADS

Marrëveshja: Vjosa Osmani presidente, e Albin Kurti kryeministër

14:12 | 14 Janar 2021
arbresh.info

Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen për të garuar në një listë të përbashkët.

Ata të dy kanë bërë të ditur se pjesë e marrëveshjes është që Albin Kurti të bëhet kryeministër, dhe Vjosa Osmani të bëhet presidente.

Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur se Kosova ka nevojë për kryeministër e Presidente të re.

“Në fushatën zgjedhore do të jemi e do të kandidojmë bashkë. Më 16 janar dorëzojmë listën e përbashkët. Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer me përgjegjësi e dinjitet. Në këto zgjedhje duhet ta rilegjitimojmë këtë gjë”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

Për Vjosa Osmanin, tashmë Albin Kurti është kryeministër, meqë i drejtohet me një cilësim të tillë.

“Kjo marrëveshje ka qëllimet e përbashkëta. Ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një shtet një arsim e shëndetësi të mirë. Jemi të vendosur për të respektuar e mbrojtur Kushtetutën e Republikës tonë. Kosova ka nevojë për një Kryeministër, që s’i mbyll sytë përballë padrejtësive”, është shprehur Osmani. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme