Marrëveshja Thaçi-Vuçiq, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga Greqia

07:11 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Mediet greke kanë shkruar se një marrëveshje e mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit në dialogun që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit do të mund që t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.

“Zoti Tspras deklaroi se Greqia do ta vlerësojë pozitivisht një zgjidhje ndërmjet serbëve dhe kosovarëve. Kjo do të thotë se rruga për njohjen e Kosovës nga Greqia do të hapet”, ka thënë analisti i çështjeve ballkanike, Stavros Tzimas, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Tsipras, transmetojnë këtë shkrim mediet në Tiranë.

Tzimas madje e ka vlerësuar lart qëndrimin e presidentit kosovar në vizitën e tij të fundit në Shkup.

Alaksis Tsipras, i pyetur nga “Kathimerini” në Selanik, tha se Greqia do ta vlerësojë pozitivisht një rregullim kufitar të dakorduar nga të dy palët, serbët dhe shqiptarët. Kjo do të thotë se do të hapet rruga për njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë”, përfundon analisti grek shkrimin e tij, shkruan Albinfo.ch.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme