Mediumi britanik, BBC i ka kushtuar një artikull arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel.
Në këtë artikull thuhet se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për hapat që do të çonin në zbutjen e mosmarrëveshjes për targat serbe të veturave, të cilat kishin kërcënuar të shkaktonin dhunë.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se “është arritur marrëveshja”, duke theksuar se të dyja palët do të punojnë në normalizim të marrëdhënieve.
Pala kosovare ishte zotuar se do të fillojë me gjobitjen e shoferëve nëse vazhdojnë t’i përdorin të njëjtat targa që janë lëshuar nga Beogradi.
Por bisedimet në Bruksel rezultuan me arritjen e marrëveshjes rreth kësaj çështje.
Borrell njoftoi se Serbia nuk do të lëshojë më targat me KM, PR apo PZ, derisa Kosova është zotuar që tabelat ekzistuese – pra që janë regjistruar së fundmi me KM nuk do të preken derisa të skadojnë.
Të hënën Borrell shprehu zemërim kur Kosova refuzoi të pranojë marrëveshjen e propozuar të BE-së.
Por, pala kosovare iu rikthye bisedimeve pas presioneve të aleatëve siç janë Shtetet e Bashkuara. /arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?