Ditë më parë Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese, por jo edhe për çështjen e targave.
Sipas kësaj marrëveshje, Serbia deklarativisht ka pranuar dokumentet kosovare çka bën që të mos ketë më pengesa për lëvizje të lirë mes dy vendeve.
Kjo marrëveshje pritet të nis së zbatuari nga 1 shtatori.
E, njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli për arbresh.info vlerëson se marrëveshja e ID nuk ka efekt në zbutjen e tensioneve, pasi që pala serbe është e betonuar në qëndrimi e saj që nuk do të pranoj targat RKS.
“Marrëveshja e arritur për ID është e mirë sepse lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave lehtësohet. Marrëveshja e ID nuk ka efekt në zbutjen e tensioneve. Tensionet janë të përhershme sepse pala serbe nuk është e interesuar për marrëveshje finale por për status quo dhe zgjatje të dialogut. Për targat do të kemi situata të tensionuara, sepse pala serbe tash për tash është e betonuar në qëndrimi e saj që nuk do të pranoj targat RKS, mirëpo ka propozuar tabelat e dikurshme KS”, tha Sheholli.
Sipas tij, Serbët e Kosovës me përkrahje të Beogradit po kushtëzojnë arritjet e marrëveshjes për targa me mos dalje nga institucionet e Kosovës, Sheholli mendon se nëse serbët e Kosovës dalin nga institucionet në formë të organizuar fajtor është Kurti pasi i ka munguar komunikimi me serbët e Kosovës.
“Serbët e Kosovës me përkrahje të Beogradit po kushtëzojnë arritjet e marrëveshjes për targa me mos dalje nga institucionet e Kosovës. Kërcënimi i tyre se do të dalin nga Kuvendi, komunat, gjykatat, prokuroria dhe policia është serioz. Kryeministri Kurti duhet të bashkëbisedojë me serbët e Kosovës sepse me mos komunikim me ta, Kurti ia ka dorëzuar Vuçiqit totalisht tërë aparaturën shtetërore të Kosovës ku marrin pjesë serbët e Kosovës. Pra, nëse serbët e Kosovës dalin nga institucionet e Kosovës në formë të organizuar fajtor është Kurti sepse i ka munguar komunikimi me serbët e Kosovës e që e ka promovuar tani e dy vite”, deklaroi ai.
Megjithatë, ai mendon se nuk kemi reciprocitet, sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës që kanë ID të Republikës së Kosovës nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës që kanë ID të Serbisë.
“Nuk kemi reciprocitet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës që kanë ID të Republikës së Kosovës nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës që kanë ID të Serbisë. Kemi një marrëveshje e cila ka hequr një letër të bardhe të formatit A4 nga pala serbe kurse ka vendosur në pikat kufitare lajmërime që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Është krijuar një mjegull për opinion dhe asgjë tjetër”, tha në fund Sheholli./arbresh.info/
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...