Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se marrëveshja e Drejtësisë mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel në vitin 2014 është duke u implementuar.
Tahiri ka thënë se Ministria e Drejtësisë është duke bërë të pamundurën që brenda afateve të përcaktuara së fundmi të arrihet funksionalizimi dhe gjyqtarët, qofshin serbë, boshnjakë apo shqiptarë të fillojnë punën në veri, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi duke e implementuar këtë marrëveshje dhe barrën e madhe në implementimin e kësaj marrëveshje e mban Këshilli Gjyqësor i Kosovës, unë si ministër i Drejtësisë dhe ne si Ministri e Drejtësisë jemi në dispozicionin e tyre dhe jemi duke bërë të pamundshmen që brenda këtyre afateve që së fundmi janë përcaktuar të arrijmë ta funksionalizojmë dhe gjyqtarët qofshin ata serbë, boshnjakë, qofshin shqiptarë të fillojnë punën edhe në veri, pra të bashkohen duke u bërë konform asaj marrëveshje që është arritur në Bruksel. Marrëveshja është konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në çdo aktvendim që duhet të respektohet në Republikën e Kosovës do të jetë aktvendim i gjykatave të Kosovës dhe do të jetë pjesë e këtij sistemi”, tha Tahiri.
Në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Ministrisë dhe Kryeprokurorisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar./arbresh.info.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...