Vitin e kaluar, saktësisht më 20 dhjetor 2021 ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ai i Danimarkës, Nick Hakkerup kanë nënshkruar një letër-qëllim në Prishtinë për ofrimin e burgjeve për të burgosurit në Danimarkë.
E sot për vizitë ndodhet sërish ministri danez i Drejtësisë, Hakkerup.
Megjithëse nuk është bërë e ditur ende e tërë agjenda e takimeve, ajo që është njoftuar është se me ministrin danez do të takohet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në orën 10:00.
Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup gjatë vizitës në Prishtinë kishte thënë se nga marrëveshja do të përfitojnë të dy palët.
Ai kishte përmendur mungesën e hapësirave në burgjet e Danimarkës, duke falënderuar Kosovën për mundësinë e zhvendosjes së të burgosurve./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...