Google ADS

Marrëveshja për burgje me Danimarkën, Bajrami: Prapë do votoj kundër

21:36 | 20 Maj 2024
E.G

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami tha se do të votojë prapë kundër Marrëveshjes Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Ajo me anë të një postimi, u shpreh se do të votoj prapë kundër, shkruan Arbresh.info.

“Parlamenti i Republikës së Kosovës e ka rrëzuar me votë Marrëveshjen e Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan. Qeveria sot në një mbledhje online e ka miratuar edhe një herë këtë projektligj me qëllim që prapë ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend. Unë kam votuar kundër javën e kaluar do të votoj prapë kundër. Miratimi i kësaj marrëveshje është gabim dhe nuk duhet të bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur. Kosova duhet të krijojë kushte për investime të huaja”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja Bajrami tutje ka shtuar se “Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur”./Arbresh.info/

Të ngjashme