Shtetet e Bashkuara të Amerikës karakterizohen me shumë ngjarje interesante, e posaçërisht zgjedhjet presidenciale që janë një maratonë e gjatë dyvjeçare.
E tek, këto 2 vite, fillojnë spekulimet se kush do të jenë kandidatë, pastaj deri sa të shkohet në proces e rastit të zgjedhjes në parti, e deri tek zgjedhjet presidenciale.
Në një intervistë për Arbresh.info, profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Zenun Halili, i cili është edhe një njohës i mirë i politikës amerikane dhe raporteve Kosovë-Amerikë, ka thënë se zgjedhjet presidenciale në Amerikë kanë një kosto shumë të madhe, e për çdo 4 vite shtrenjtohen ato.
“Kandidati demokrat e ka bërë fushatën në distancë, e presidenti aktual po ka tubime më të mëdha, mirëpo është një fushatë interesante. E në këtë zgjedhje e fut në lojë edhe paranë sepse në ShBA, nuk do të thotë se çdo herë fiton më i miri apo ai që ka strategji më të mira apo ai që ka bërë para më shumë. Zgjedhjet presidenciale në Amerikë kanë një kosto shumë të madhe, e për çdo 4 vite shtrenjtohen ato, e kjo është situata me pandeminë Covid”, ka thënë profesori Halili.
Pos, këtyre zgjedhjeve janë edhe zgjedhjet për Kongres, zgjedhjet për një të tretën e Senatit.
Sipas profesorit Halili, garën në këto zgjedhje si duket më shumë është duke e fituar kandidati Joe Biden.
“Presidenti Amerikan zgjidhet përmes kolegjit elektoral që janë 538 elektor që e zgjedhin presidentin, e 270 nevojitet numri që të kaloj, pra ta fitoj presidencën, e sipas sondazheve në përgjithësi duket që kandidati Biden, e ka një përparësi në sondazhe, por atij nuk i jep kurrfarë sigurie a mund të jetë fituesi i zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Ai po ashtu, tha se deklarata e Grenell, se Trump do ta ndihmoj Kosovën, më shumë ishte deklaratë e momentit të cilën mund ta shfrytëzojnë edhe për politikën e jashtme, sepse Trump, po e promovon çështjen e Kosovës, si sukses të tij.
“Nga marrëveshja e 4 shtatorit në mes të palës kosovare dhe asaj të Serbisë, mund të them se kjo ishte vetëm një deklaratë e momentit të cilën mund ta shfrytëzojnë edhe për politikën e jashtme, sepse Trump, po e promovon çështjen e Kosovës, si sukses të tij dhe dy marrëveshjeve që i arriti në mes Lindjes së Mesme për normalizimin e raporteve me shtetin hebraik Izraelin. Por, me një të ardhme shumë të afërt Trump do ta vizitoj rajonin e Ballkanit, e me këtë do ta vizitoj edhe Kosovën edhe Serbinë”, ka deklaruar profesori Zenun Halili.
Halili: Presidenti Trump do të takohet me presidentin Thaçi, nëse vjen në Kosovë
“Këta i kanë principet e veta sepse nuk kanë dëshirë të bashkëpunojnë me njerëzit që janë nën aktakuza, por nëse presidenti aktual që është në pozitën e vet, ai e takon Presidentin Thaçi. E për këtë kohë sa jemi presidenti Trump, nuk do ta bëjë vizitën në Kosovë”,
Nga marrëveshja e arritur në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, sipas profesorit ka përfituar rajoni i Ballkanit.
“Nëse i dëgjon mediat në Serbi ato e shfaqin Trumpin, tradhtar, e nëse i referohemi deklarimeve të partive opozitare në Kosovë dhe një pjesë të mediave mendojnë që as Kosova nuk ka përfituar shumë prej kësaj më shumë ka përfituar Serbia. Këtu ka përfituar rajoni i Ballkanit”, është shprehur Halili.
Ai beson se, të dyja palët janë fituese, e kjo që ka filluar me 4 shtator do të shpije edhe në një njohje përfundimtare, pra në një marrëveshje politike e cila rezulton me njohjen e dyanshme të Kosovës dhe Serbisë.
Profesori Halili, ka folur edhe për përplasjet mes Grenell dhe Kurtit.
Ai u shpreh se deklaratat e Kurtit për ShBA-të, do ti tregoj koha, dhe se me ardhjen e një qeverie të re filloi interesimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Politika amerikane ndërtohet në staza më afatgjate. Çfarë do marrëveshje, çfarë do veprimi që e kanë marr Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën dhe me shqiptarët ne përgjithësi ne nuk e kemi pasur komoditetin ti themi jo. Qeverinë në atë kohë kur e udhëhoqi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte disa mendime të tilla në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e koha do të tregoj se a e kishte me të drejtë apo pa të drejtë, mirëpo me ardhjen e një qeverie tjetër erdhi interesimi i ShBa-ve”, u shpreh ai.
Halili: Heqja e vizave të kosovarëve nga Amerika, ishte deklaratë e rastit
“Heqja e vizave të kosovarëve nga Amerika, mendoj se ishte deklaratë e rastit, për t’i bërë presion edhe Unionit Evropian se nuk po munden ta bëjnë as liberalizimin e vizave për kosovarët, duke thënë se ne mund ta konsiderojmë edhe ‘Visa Viber’, e nuk është proces i lehtë e nuk do të zbatohet si proces siç është thënë sepse edhe ata e dinë vetë, sepse me një anë e ndihmojnë Kosovën e në anën tjetër do ta zbraznin Kosovën nga rinia e saj. Është proces i komplikuar”, ka thënë ai.
Sipas profesorit, procesi i dialogut duhet të udhëhiqet nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./E.Ballazhi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...