Marrëveshja në Bruksel, për të shtensionuar situatën e krijuar pas vendimit për reciprocitet me targa, është neutrale sa i përket shtetësisë së Kosovës.
Kjo vërehet në tekstin e shkruar, ku askund nuk përmendet Kosova.
Për më tepër as emërtimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nuk është i plotë, duke shmangur kështu emrin Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokimet e rrugëve duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se 16:00. KFOR -i do të vendoset në Jarinjë dhe Bërnjak para fillimit të heqja e njëkohshme dhe do të qëndrojë për afërsisht dy javë për të ruajtur një siguri dhe mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes”, thuhet në marrëveshje.
Aty përmenden si palë Prishtina dhe Beogradi, por jo edhe Kosova dhe Serbia, sikur që ka ndodhur edhe në marrëveshjet e mëparshme.
“Një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE -së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së. Takimi i parë i Grupit të Punës do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i tij i parë, Grupi Punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të dialogut”, thuhet në pikën e tretë të marrëveshjes.
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në negociatat midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, bëri të ditur se palët kanë arritur marrëveshje në mesidtë.
Sipas kësaj marrëveshje që nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, regjimi i afisheve siç është rënë dakord në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme./arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...