Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka folur për vendimin e kryeministrit Haradinaj që ta shkarkojë Komisionin për Demarkacion, ku, sipas tij, duhet respektuar vendimi i shefit të Qeverisë.
Sa i përket dërgimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Arbitrazh Ndërkombëtar, Chabert ka thënë se për këtë nevojitet marrëveshja mes dy palëve dhe nuk ka ndonjë indikacion që Mali i Zi është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën e konsideron të zgjidhur përfundimisht.
“Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave”, ka nënvizuar ai.
“Ky është një problem që i përket klasës politike në Kosovë dhe sidomos parlamentarëve te të cilët duhet të mbizotërojnë interesat e përgjithshme para kalkulimeve politike. Pritjet e njerëzve për liberalizimin e vizave janë të mëdha dhe varet nga deputetët e zgjedhur nga populli për t’u përgjigjur aspiratave të popullit. Prandaj është përgjegjësia e tyre për të votuar për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike”, tha ai.
Sipas tij, për Arbitrazh nevojitet marrëveshja e të dyja palëve dhe nuk ka asnjë indikacion se Mali i Zi, i cili ka nënshkruar dhe ka ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit të saj me Kosovën, është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën ai e konsideron të zgjidhur përfundimisht.
“Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave”, tha ambasadori francez.
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës