Marrëveshja mes Rasim Selmanajt dhe Sava Janjic për lejimin e punimeve afër Manastirit të Deçanit

15:27 | 28 Maj 2018
M. A.

Ndërtimi i rrugës që lidh Deçanin me Plavën po del të jetë goxha problem. Kjo për shkak të Zonës së Mbrojtur ku gjendet Manastiri i Deçanit, e nëpër këtë pjesë duhet të ndërtohen rreth 6 kilometra rrugë që përfshihen në projekt. Mirëpo, në këtë zonë janë pezulluar punimet pas kërkesës së Manastirit të Deçanit duke u bazar në ligjin për Zonat e Mbrojtura të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Deputeti nga radhët e AAK-së, dhe ish kryetar i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj ka kërkuar që të ndiqet shembulli i tij, për gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme për të dy palët. Ai ka thënë se mund të nënshkruhet një memorandum mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit për të lejuar punimet në Zonën e Mbrojtur që përfshin 6 kilometra.

Në një intervistë për portalin arbresh.info, Selmanaj ka rrëfyer se në vitin 2015, atëkohë si kryetari i Deçanit  ka nënshkruar një marrëveshje me priftin e manastirit Sava Janjic për t’i lejuar punimet vetën për 2.5 kilometra rrugë.

Ai ka ofruar edhe dokumentin e marrëveshjes, ku thuhet se “Dy palët pajtohen që rruga lokale në mes të varrezave ortodokse serbe dhe urës Bailey brige së ndërtuari kohëve të fundit që kalon përballë Manastirit të Deçanit (me gjatësi 2.4 km) do të riparohet pa pasur ndonjë ndikim negativ në mënyrën e jetës murgjve dhe në pamjen e ambientit në trashëgiminë kulturore dhe historike të zonës….TË DY PALËT pajtohen që të vazhdojnë punimet..”, thuhet mes tjerësh në marrëveshje.

Por, në këtë memorandum nuk përfshihen edhe 6 kilometrat e tjerë për të cilat gjate ditës së djeshme janë ndërprerë punimet nga institucionet e Kosovës pas kërkesës që ka bërë Manastiri i Deçanit.

“Nëse Sava Janjic ka pranuar 2.5 kilometara në atë zonë me u asfaltu nuk e di pse nuk po lejon tash.  Mendoj që e ka gabim këtë qasje. Është në interes të manastirit që kjo rrugë me u asfaltu. Nuk e di pse po ndërhyjnë në këto raste. Ai mund të negocioj me kryetarin e Deçanit për këto zona por asnjëherë nuk vjen në shprehej që këto rrugë të pengohen dhe punimet po vazhdojnë përtej zonës së Mbrojtur”, ka thënë Selmanaj.

Pas reagimit të priftit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq i mbështetur nga asmbasadori i SHBA-së, Greg Delawie dhe Shefja e BE-së Natalya Apostolova, Ministria e Infrastrukturës u detyrua të ndalonte punimet e rrugës Deçan – Plavë që kalon përmes territorit të Manastirit të Deçanit, i cili është pjesë e Zonës së Mbrojtur dhe garantohet sipas Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme