“Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka marrëveshje”, është shprehu kryeministri i Kosovë, Albin Kurti.
“Marrëveshje ka. Marrëveshja është bërë në Bruksel dhe në Ohër. Është ligjërisht obligative. Këtë marrëveshje e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar që kjo është një marrëveshje, por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ndërkohë që ne jemi tërësisht në rregull. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, por nuk e cenon ekzistencën e marrëveshjes”, tha Kurti për marrëveshjen e Ohrit.
Duke u ndaluar te njohjet e pesëshes së BE-së, kryeministri tha se për këtë çështje, vendin tonë e ndihmojnë shumë aleatët.
Ndërkohë tha se nuk u ka shkruar letra pesë shteteve të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Neve ndërmjetësit dhe shtetet aleate janë duke na ndihmuar shumë dhe unë besoj se është më mirë ta ndjekim këtë rrugë indirekte sa i përket avancimit te njohja e pesëshes. Nuk është thjesht në dorën tonë, dhe nuk besoj që do të ndihmonte që pas kësaj marrëveshje ne menjëherë t’i shkruajmë atyre. Ne i drejtohemi në çdo takim që i organizojmë. Nuk u jam drejtuar unë personalisht me letër, mirëpo këto janë edhe çështje të ndjeshme të lobimit. Nëse unë ju tregoj se kujt i kam shkruar letër javën e kaluar, unë bëj edhe dëm, sepse menjëherë Serbia i shkruan atij shteti. Unë nuk kam nevojë të tregoj publikisht se cilit shtet i shkrova së fundi. Serbia ka rrjet të ambasadave dhe të shërbimit të jashtëm shumë më të fuqishëm se ne”, deklaroi ai në një intervistë për klan kosova.
Tutje, kreu i ekzekutivit u pyet edhe për njohjet në përgjithësi, teksa u shpreh se nuk e ka përfunduar ende mandatin.
“Po flisni vazhdimisht thua se u kry mandati, edhe tash thatë gjatë mandatit. Është gjyma e parë e mandatit. Është e vërtetë që s’kemi asnjë njohje. Nuk varet krejt nga ne, ndërsa ne kemi bërë krejt çka dimë e mundemi. Nuk besoj që të tjerët kishin bërë më mirë. Më tregoni, në fushatën e dimrit 2021, kur kam thënë Punë dhe Drejtësi, a ka një fjalim timin që do të sjellim njohje apo liberalizim zë vizave? Jo! Ju do të më mbani përgjegjës për premtimet, jo për dëshirat tuaja”, theksoi Kurti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...