Google ADS

Marrëveshja me Ministrinë e Mjedisit/Rama: Këto projekte do të lehtësojnë jetën e qytetarëve

10:39 | 22 Prill 2024
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se projektet e bashkëfinancuara me Ministrisë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Me anë  të një postimi në Facebook, ai tha se me anë të kësaj marrëveshje do të intensifikohen punimet në katër projekte, shkruan Arbresh.info.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e cila do të intensifikojë vazhdimin e punimeve në projektet:

– Zgjerimi i rrugës “Bajram Bahtiri” në katër korsi.

– Kycja e rrethit të Lakrishtës, duke e lidhur Unazën e qytetit me rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë – Mitrovicë dhe rrethrrotullimin e Lakrishtës.

– Ndërlidhja e rrugës Kolovicë – Sofali.

– Ndërtimi i urës në Veternik, që lidh lagjen e spitalit me Kalabrinë, duke kaluar përmes Veternikut.”, ka shkruar ai.

“Këto projekte do të lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe janë zotime të cilat veçse po përmbushen.”, u shpreh ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Ministri Aliu tregon projektet ku do të investohen mbi 1 milion euro në komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës nënshkruajnë memorandum për katër projekte në vlerë 1.5 milion euro

Të ngjashme