Google ADS

Marrëveshja LVV-LDK realizohet një orë pas certifikimit të rezultateve

22:36 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Marrëveshja e shumëpritur Vetëvendosje – Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëhet një orë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu ka thënë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin Isa Mustafa në këtë takim u diskutua që pas certifikimit të rezultateve të bëhet takimi dhe të arrihet marrëveshja pas një ore. Ne do të vazhdojmë takimet me grupe punuese për harmonizim. Teksti i ka 26 faqe”, tha Kurti.

Procesi i rinumërimit po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 1 mijë e 173 vendvotime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme