Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin bisedoi për çështje që janë të interesit të përbashkët.
Ministrja Dumoshi e falënderoi ambasadorin dhe nëpërmjet tij edhe shtetin e Italisë dhe popullin e saj, për kontributin që ka dhënë në forcimin e shtetit të Kosovës. Ministrja tha se lidhshmëria e MKRS-së me ambasadën është në raport shumë të ngushtë ngase mund të konkretizohen shumë punë dhe ministrja ka thënë se beson që bashkërisht do t’i shtyjmë para shumë projekte në fushën e kulturës e të trashëgimisë.
Si temë bosht e takimit ishte marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Republikës së Kosovës dhe Italisë.
“Me konkretizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes i hapet rrugë një bashkëpunimi konkret dhe thellimit të raporteve mes dy vendeve. Aty mund të hyjnë çështje konkret si një kalendar i përbashkët kulturor Kosovë-Itali, ku do të mund të përfshiheshin edhe arbëreshët në këtë bashkëpunim”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Ndër të tjera, ministrja e njoftoi ambasadorin edhe për pjesë të programit që ka MKRS-ja për zhvillimin e kulturës dhe të trashëgimisë dhe për hapat konkret që ka ndërmarrë ministria sikurse është pasurimi i fondit të trashëgimisë shpirtërore duke futur asete të reja në kuadër të këtij fondi, raporton arbresh.info.
Ministrja tha se është e gatshme që me ambasadën të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me zhvillimin e projekteve konkrete në të ardhmen ku përfshihen edhe investimin në kuadrot e reja pasi që MKRS-ja veçse ka nënshkruar një memorandum me Universitetin e Prishtinës për mbështetje të edukimit të kuadrove të reja në fushën e trashëgimisë, ekspertizë të cilën Italia e posedon dhe Kosova mund të përfitojë në këtë drejtim.
Ndërkaq, ambasadori Orlando e falënderoi ministren dhe e vlerësoi për idetë e shumta e të mira që janë në interes për Kosovën. Ai tha se pajtohet që marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Kosovës e Italisë duhet të nënshkruhet sa më parë dhe se ai po mban kontakte me Romën zyrtare që kjo gjë të konkretizohet.
Ambasadori Orlando konfirmoi se bashkëpunimi mund të konkretizohet përmes ekspertëve dhe konsulentëve, përmes komunikimeve, videokonferencave dhe vizitave të ndryshme studimore.
Në këtë takim, palët u pajtuan që hapi i parë është konkretizimi i marrëveshjes me nënshkrimin e saj, si dhe mundësia për bashkëpunim në projektet konkrete në të ardhmen./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...