Dardan Gashi ndërmjetësues dhe njëherit mik i familjes Rugova ishte i pranishëm në takimin mes kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj dhe familjes Rugova, konkretisht deputetes së kësaj familje nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova.
Në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se së shpejti Teuta Rugova do të dal me një deklaratë lidhur me këtë takim.
“Zoti Haradinaj ka lëshuar një deklaratë për këtë takim, edhe Teuta së shpejti do të dal me një deklaratë kështu që prisni”, ka thënë Gashi, pa dashur të japë më shumë detaje.
Kujtojmë se gazetari Dardan Gashi ishte anëtar i AKR-së, dhe ish-Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Hashim Thaçit dhe së fundmi e kemi parë më shumë si analist politik në televizione./arbresh.info/
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë