Google ADS

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, vendimtare për anëtarësimin e dy vendeve në BE

09:20 | 10 Janar 2018
M. A.

Bashkimi Evropian pretendon se deri në vitin 2025 do të zgjidhen problemet në mes të vendeve të Ballkanit, dhe shtetet e kësaj zone do të mund të bëhen anëtarë të BE-së. Por, para kësaj janë disa çështje për tu zgjidhur.

Burime nga Komisioni Evropian kanë thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug, se anëtarësimi i Serbisë në BE, dhe perspektiva e Kosovës në Evropë varet nga një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

“Progresi në dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimi i plotë do të jetë vendimtar. Dokumenti përfundimtar për normalizim të plotë është faktor kryesor për perspektivën evropiane të dyja vendeve”, thonë këto burime.

Por, problem për Kosovën sipas Tanjugut, pritet të jenë edhe pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë.

“Por pavarësisht marrëveshjes, anëtarësimi i Kosovës në BE ka edhe një pengesë të madhe para vetes, dhe ato janë pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë”, thonë këto burime të agjencisë serbe.

E dje gjatë mbrëmjes Komisioni Evropian në një konferencë për media kishte deklaruar se shtetet e Ballkanit do të hyjnë në BE sipas meritës.
Zëdhënësi i këtij institucioni kishte thënë se çdo shtet do të anëtarësohet individualisht.

Kurse dihet botërisht që kushti kryesor për Serbinë, vazhdon të jetë normalizimi me Kosovën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme