Kryeministri i vendit, Albin Kurti po e pretendon shkarkimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me konstatimin e nxjerrur se presidenti aktual e ka shkelur rëndë Kushtetutën në kohën kur ishte kryeministër.
Kurti po pretendon se Thaçi ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me sekretarin e Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit barti të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri, andaj sipas konkluzioneve të nxjerrura, Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe duhet iniciuar procedurë për shkarkimin e tij.
Mirëpo kjo marrëveshje nuk është e fshehtë ashtu siç po pretendon Kurti. Për këtë kishte folur edhe vetë Sekretari aktual i NATO-s, Jens Stoltenerg.
Duke folur për mundësinë që Forcat e Sigurisë së Kosovës të shkojnë në veri të vendit, Stoltenberg kishte thënë në shkurt të vitit të kaluar se në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel, FSK s’mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.
Madje kishte thënë se një marrëveshje e tillë është në fuqi dhe duhet respektuar.
“Kemi një marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit 2013 që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe ajo marrëveshje është ende e vlefshme dhe duhet respektuar”, kishte thënë Stoltenberg në shkurt të vitit të kaluar.
Rrjedhimisht, kjo marrëveshje nuk ishte sekrete, siç është quajtur nga Kurti dhe për këtë dihej në shumë deklarime të zyrtarëve të NATO-s për mandatin e FSK-së në veri.
“Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka potencuar faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje SEKRETE, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit]”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar Vjosa Osmanit.
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...