Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, pas ky i fundit tha se jemi të hendikepuar që ushtria e Kosovës nuk mund të shkoj në veri për shkak të zotimit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Musliu iu drejtua Kurtit me një kërkesë që të bëhet bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ta grisin atë letër dhe me ushtri të nisen drejt veriut, përcjell Arbresh.info.
“Qielli e toka mund të bëhën bashkë, por Albin Kurti mendë me mbledhë kurrë jo. Po kur ke tregu respekt ti për dikën a për diçka bre??? E sa i përket dëshirës tënde me dhezë luftë, nëse ke këllqe, thirre edhe Vjosën e kapeni atë letër bëjëni copë e grimë e nisuni me ushtri drejt veriut. Tregone me vepër atë azganllëkun e fushatës suaj demagogjike”, ka shkruar deputetja Musliu në llogarinë e tij në Facebook.
Ndër të tjera, Musliu potencoi që ish-presidenti Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë si triumfues.
“Përndryshe mbylle atë gojë që sa herë e hapë, veç maskarallëk nxjerr prej saj. Zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt. Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues! P.s Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull”, ka shkruar Musliu./Arbresh.info
Presidentja Osmani pranon dhuratë skulpturën e ish-president...
Tahiri i AAK-së liston “dështimet” e Qeverisë Kurti
Në Spitalin e Traumës trajtohet me sukses kanceri i kokës së...
Franca akuzon Izraelin për shkeljen e armëpushimit në Liban
Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në I...
Kurti largohet nga Qeveria pas takimit me ambasadorët