David Kostelancik- zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka thënë se prioritet strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Kostelancik ka treguar edhe kërkesat që i janë parashtruar lidershipit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Kosova sapo doli nga zgjedhjet dhe SHBA’ja ka shprehur tek liderët e të gjitha partive shpresën dhe pritjen se do të formojnë një qeveri pro dialogut, e gatshme për ta suspenduar taksën, e cila e ka bllokuar procesin”, ka thënë Kostelancik të enjten, në Forumin e Sigurisë në Beograd, i cili njëherësh është drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Teksa ka theksuar domosdoshmërinë e njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve, Kostelancik ka shtuar se SHBA-ja gjithmonë do të qëndrojë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, kampanja e Serbisë për t’ia anuluar njohjet dhe për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është duke dëmtuar përpjekjet rreth dialogut dhe arritjen e rezultateve.
“Prandaj ajo duhet t’i ndalë këto veprime. Të dyja e kanë vëmendjen e plotë dhe përkushtimin e SHBA’së për arritjen e marrëveshjes. Nuk duhet të humbet mundësia për njohje reciproke dhe një marrëveshje ligjërisht e pranueshme e mundëson paqen e qëndrueshme”, ka theksuar diplomati amerikan./express
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...