Në Kosovë është hapur sot Panairi Ndërkombëtar i cili është përfolur shumë për shkak të pjesëmarrjes së mbi 70 biznese serbe e shumë pak të atyre nga Shqipëria.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë sot në një konferencë për media se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë qenë të përcaktuara për favorizim të produkteve të Serbisë brenda Kosovës, raporton Arbresh.info.
Konjufca ka thënë se Kosova po i favorizon bizneset e Serbisë të cilat i paguajnë tatime shtetit serb, para këto që Serbia i shfrytëzon për të lobuar kundër Kosovës.
“Në këtë këtë panair janë 174 biznese, 70 prej tyre janë nga biznese serbe dhe vetëm një është nga Republika e Shqipërisë. Kjo tregon se institucionet tona e kanë shndërruar Kosovën në një koloni tregtare të Serb8isë. Prej vitit 199 është një trend i njëjtë që mallrat e Serbisë kanë vërshuar tregun e Kosovës. Kosova importon mbi gjysmë miliardë euro nga Serbia. Të gjitha qeveritë e deritanishme kanë qenë të përcaktuara për favorizim të produkteve të Serbisë brenda Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, marrëdhëniet tregtare Kosovë-Serbi janë sikur të dy shtetet të ishin më miqësoret në botë.
“Kur shtetet nuk kanë relacione normale politike nuk mund të kenë as tregti të lirë e as raporte normale tregtare. Te ne tregtia ekziston sikur ne të ishim shtetet më miqësore në botë. Serbia qëndron më mirë se Shqipëria me importe në Kosovë. Është e pakapshme që një shtet që të lufton t’i t’ia hapësh tregjet. Po të kishte qenë VV në qeverisje një gjë e tillë nuk do të kishte pasur shans me ndodh, që Serbia me qenë faktori kryesor tregtar brenda Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Konjufca.
Importi i produkteve nga Serbia, sipas të dhënave zyrtare është në rritje nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 400 milionë euro në vit produkte të ndryshme që importohen nga Serbia, duke u bërë kështu importuesi më i madh në Kosovë. Ndërsa, eksportet e Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë arrijnë vlerën e jo më shumë se 35 milionë euro./Arbresh.info
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës