Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur zyrtarizimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.
Mandl ka thënë se vendosja e këtyre marrëdhënieve diplomatike do të thotë shumë për të.
“Meqenëse ndjej miqësi midis Austrisë, Izraelit dhe Kosovës, ky hap do të thotë shumë për mua. Gjithashtu është një sinjal i qartë për ato shtete anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, Kosova dhe Izraeli formalizuan sot marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.
Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...