Faturat e energjisë elektrike për muajit dhjetor dhe janar kanë qenë më të shtrenjta se zakonisht.
Për këtë ka pasur reagime, e shumë ankesa të qytetarëve e bizneseve, duke thënë se u janë faturuar më shtrenjtë se sa që kanë shpenzuar.
Njëjtë si faturat e dhjetorit, edhe faturat e janarit kanë qenë jashtëzakonisht të larta,
Për këtë qytetarët janë ankuar, duke thënë se ka pasur raste që nuk kanë qenë fare në shtëpi dhe prapë se prapë, rryma është shpenzuar.
“Muajin e kaluar 250 euro i kam lënë, dhe këtë muaj njëjtë 250 euro. Për dy muaj, 500 euro i kam dhënë, me pension 150 euro është shumë problem, marre për qeverinë, tani KEDS-in”, tha një qytetar.
Një qytetar tjetër tha se nuk ka vend që të adresojnë kërkesat, dhe sipas tij, nuk harxhon shumë.
“50 euro më ka ardhë, 37 apo 40, nuk ki as ku ankohesh, nuk është që harxhojmë shumë, një shporet, një frigorifer dhe një televizor, na me Termokos nxehemi, ma shtrenjtë po më vjen rryma se Termokos-i, ja me ndal njërën, vetëm 100 euro po më shkojnë në muajt, dimrit shumë problem”, tha një qytetarë tjetër.
Ndërsa një qytetarë tjetër thotë se që dy muaj i ka ardhur fatura e njëjtë, aq sa shpenzu.
“Dy muajt e fundit më ka ardhë e njëjta, sa kom harxhuar, aq edhe kam pagu, nuk e fajësojë Qeverinë, ato që i kam harxhu, ato më kanë ardhë”, u shpreh ai.
Ndryshe, edhe në muajin janar ka pasur ankesa të shumta të qytetarëve dhe bizneseve për fatura të larta të energjisë elktrike, të cilat kanë kapur shifrën deri në 800 euro./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit