Google ADS

Markusz: Demarkacioni, i rëndësishëm për integrimin e Kosovës

11:37 | 3 Maj 2017
M. A.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Budapestit për Republikën e Kosovës, si në infrastrukturë, sporti, bujqësinë, demokratizim dhe në arsimim.

Markusz në intervistën dhënë për “RTK Live” tha se Hungaria ka dëshmuar mbështetje edhe politike për Kosovën, që nga dita e pavarësisë, duke e njohur Kosovën si shtet dhe duke e mbështetur atë si në aspektin politik dhe në atë zhvillimor.

Diplomati hungarez foli edhe për idenë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë si çështje vendore, ndërsa Marrëveshjen e demarkacionin e konsideron shumë të rëndësishme për vendin.

Ai gjithashtu u fokusua në ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtarë, për të cilin tha se “Sporti ka një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e kombit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme