Dushko Markoviq ka nisur vizitën e tij të parë si kryeministër pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova, raporton arbresh.info
Ai ka konfirmuar fuqishëm miqësinë mes dy vendeve, dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Kosovën në integrimin drejt vendeve atlantike.
“Konfirmoj fuqishëm miqësinë mes Kosovës dhe malit të zi dhe marrëdhëniet e mira. Kemi ardhur një vizitë të një fqinj i mirë. Dëshirojmë të mbështesin Kosovën në udhëtimin drejt vendeve atlantike. Gjithashtu dëshirojmë që me Kosovën të zhvillojmë bashkëpunim ekonomik duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira fqinjësore që i kemi. T’i shfrytëzojmë të gjitha resurset e dy vendeve. Kam propozuar që të arrijmë një marrëveshje mes dy odave ekonomike.
Cilësia e infrastrukturës që lidh Kosovën dhe Malin e Zi është shumë e pakënaqshme dhe ne duam ta rregullojmë këtë që të kemi më lehtë të vijmë tek njëri tjetri. Pra projektet ekonomike do të jenë në maje të bashkëpunimeve. Dua të ju falënderoj që ju dhe qeveria juaj keni themeluar një strategji që të përmirësoj jetën e komunitetit malazez në Kosovë që t’i arrijnë të drejtat e tyre”, është shprehur Markoviq.
Ai ka folur edhe për çështje të hapura mes dy vendeve, mirëpo duke mos e cekur saktësisht Demarkacionin me Kosovën.
“Ne me Kosovën nuk kemi probleme. Ne kemi disa çështje të hapura, për këto çështje do të gjejmë një çështje cilësore për dy vendet. Ne si Mal i Zi jemi këtu për të ju mbështetur në arritjen e aspiratave të Kosovës drejt vendeve atlantike”, ka thënë më tej kryeministri malazez.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka nisur vizitën dy ditore në Kosovë pas anulimit të vizitës javën e kaluar për shkak të kushteve atmosferike./Arbresh.info/
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai malazez Dushko Markoviq flasin pas takimit me dyer të mbyllura
Posted by Arbresh.info on Mittwoch, 14. Februar 2018
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...