Google ADS

Marko Milacic premtoi anulimin e njohjes së Kosovës, reagon kundërkandidati Milo Djukanovic

11:57 | 1 Prill 2018
V. S.

Deklarata e bërë nga Marko Milacic kandidat për President  në  Malin e ZI, se nese vjen në pushtet do ta anuloj njohjen e Pavarsisë së Kosovës, ka shtyer kunder kandidatin e tij  Milo Djukanovic  që të reagoj.

Në një tubim të mbajtur të shtunën, Djukanovic i ka quajtur të rrezikshme qëndrimet e kundërshtarit të tij, transmeton Gazetametro.net

“Të anulojnë vendimet që i kemi marrë, vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është çështje e rëndësishme për stabilitetin e regjionit”, ka deklaruar Djukanovic.

“Të anulojnë vendimin për rrugëtimin tonë drejt EU’së, të anulojnë sanksionet kundër Rusisë, dhe është e qartë se dëshirojnë të vejnë në pikëpyetje edhe vendimin për pavarësinë. Ata janë të gatshëm që për një grusht dollarë të shesin Malin e Zi”, ka përfunduar  Milo Djukanovic  .

Ndryshe Milo Djukanovic njihet si njeri që e dërgoi Malin e Zi drejt pavarësimit nga unioni shtetëror me Serbinë. /gazetametro.net/

Të ngjashme