Marko Gjuriq sot në Kosovë

09:05 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuriç do të vijë sot për vizitë në Kosovë.

Ai për vizitë ka marr leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Marko Gjuriq ka kërkuar leje për vizitë, kërkesa i është aprovuar”, ka thënë Zyberaj.

Gjuriq gjatë qëndrimit në Kosovë do të dorëzojë një automjet për teren në Qendrën për Mirëqenie Sociale në Prelluzhë të Vushtrrisë.

Ky automjet i dorëzohet drejtorit të qendrës në emër të donatorit “Stefial d.o.o”, nga bashkëpronarët e kësaj kompanie dhe nga ish-futbollisti Dejan Stankoviç e Dragan Ruvarac, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, parashihet nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e një shtëpie për një familje me social të fshatit Gracë, shtëpi prej 75 m2, me vlerë 2.8 milion dinarë.

Automjetet në terren dhe donacionet e shtëpive janë vazhdim i ndihmës që Qeveria serbe ka bërë për serbët që jetojnë në Kosovë, premtim ky i presidentit serb që bëri gjatë vizitës në Kosovë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme