Marko Gjuriq: Kosova nuk e ka monopolin për raporte të mira me SHBA-në

16:25 | 23 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, pas takimit të shkurtë që pati me presidentin amerikan, Joe Biden, mori zemër për të thënë se Kosova s’e ka më monopolin për raporte të mira me Amerikën.

Përveç SHBA-së, Gjuriq tha se “ka kaluar koha kur politikanët nga Prishtina dhe të tjerët kishin monopolin e marrëdhënieve të mira me SHBA-në dhe BE-në”.

Duke folur për takimin e fundit me presidentin e SHBA-së, Joseph Biden, Gjuriq tha për “Srpski Telegraf” se Serbia është veçanërisht e kënaqur me vëmendjen që i kushtohet vendit të tij në nivelin më të lartë në SHBA, në një kohë kur presion të planifikimeve të agjendës së ditës së zyrtarëve të lartë.

Gjuriq thotë se Bidenit i ka përcjellë mesazhe pozitive, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme